Portierit 23-vjeçar, Kepa Arrizabalaga-s, i skadon kontrata me klubin e Athletic Bilba në qershorin e vitit të ardhshëm dhe në merkaton e verës, ndërkohë që ka refuzuar të nënshkruajë rinovimin e ofruar nga klubi i tij, duke i hapur vetes shansin e largimit në parametra zero gjatë merkatos së verës, shkruan “Korneri.net”.

Por, sipas raportimeve nga Spanja, zyrtarët e Real Madrid janë gati të paguajnë 20 milionë euro për të transferuar portierin që në merkaton e janarit që çelet pas vetëm pak javësh, duke mbyllur kështu një herë e përgjithmonë çështjen e portës./Korneri.net.

 

Artikulli paraprakStadiumi në kryeqytet po merr pamjen e duhur, gati edhe VIP – parkingu [FOTO]
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT: Vëllaznimi para kohe kualifikohet tutje në Kupën e Kosovës