Dy transferimet më të kushtueshme në historinë e futbollit (Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo) mbajnë firmën e Real Madridit, por pse Manchester United ka fituar terren dhe pritet t’i thyejë rekordet klubit madrilen? Po, është pikërisht Paul Pogba ai i cili supozohet se do të vishet i kuq për rreth 110 milionë euro dhe ky lajm rrezik ka ndryshuar motin në Madrid.
Përgjigjen e pyetjes së mësipërme e ka dhënë ish-presidenti i “Los Blancos”, Ramon Calderon. Ai beson se në “Santiago Bernabeu” gjendja financiare nuk është edhe aq e mirë, sa për të përballuar një kosto të tillë.