Real Madrid ka arritur në një tjetër rekord në historinë e vet të lavdishme. Kampioni aktual evropian në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale shënoi përmes mesfushorit Isco në minutën e 42, me ç’rast spanjolli e ngushtoi epërsinë e rivalit lokal Atletico në 2:1, shkruan Korneri.net.

Skuadra e Zinedine Zidane në këtë mënyrë për herë të 61. me radhë ka shënuar së paku një gol në të gjitha garat dhe në këtë mënyrë e barazoi rekordin e Bayern Munchen, pikërisht skuadrën që e eliminoi në çerekfinale.

Poashtu, Isco shënoi gol në Vicente Calderon, dhe kështu mbrojtja e Atleticos kapituloi për herë të parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2014 në fazën e eliminimit, kur golin e fundit në këtë stadium e pati shënuar Leite Kaka i Milanos. /Korneri.net

Artikulli paraprakKur Zidane humbiste finalen e Champions përballë Real Madrid [VIDEO]
Artikulli tjetërTifozët e Atl.Madrid përshëndeten nga Vicente Calderon