Real Madridi kurrë nuk e ka mposhtur PSG-në në fazën me eliminim direkt në një turne europian.

Duhet të kthehemi 25 vjet prapa për të kujtuar herën e parë që parisienët i eliminuan madrilenët në një garë kontinentale.

Në sezonin 1992-1993, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ashtu sikurse në sezonin pasardhës 1993-1994 në Kupën e Kupave (sot ky turne nuk zhvillohet më).

Të dy herët Real Madridi u eliminua në çerekfinale. Në UEFA Cup, PSG bëri rikthimin nga humbja 3-1 në ndeshjen e parë, duke fituar 4-0 në ndeshjen e dytë në kryeqytetin francez.

Këto shifra vjen vetëm për fazën e eliminimit të garave, por mbi 20 vjet më vonë, PSG dhe Real Madridi u gjenden në grupin e Ligës së Kampionëve.

Në sezonin 2015-2016, Reali fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, dhe barazoi 0-0 në “Parc des Princes” në ndeshjen e kthimit, kështu të dy skuadrat e kaluan fazën e grupit para kundërshtarëve të tyre.

Artikulli paraprakPordenone tallet keq me Interin: Nesër ndeshja jonë e Championsit!
Artikulli tjetërCoutinho në verë te Barcelona, këtu s’ka më dilemë