Zinedine Zidane do të vazhdojë të jetë në pankinën e Realit të Madridit, pavarësisht rezultateve që do të arrijë skuadra e tij gjatë kësaj jave, kur do të luajë ndaj Bayernit dhe Barcelonës.

Është e përditshmja “Marca”, ajo që bën të ditur lajmin për konfirmimin e trajnerit francez në pankinën e “Los Blancos”-ve nga ana e presidentit Florentino Perez.

Kontrata e Zidane me Realin e Madridit skadon në verën e vitit 2018, ndërsa Perez duket se ka mbetur i kënaqur nga puna e trajnerit, që shfaqi të gjitha aftësitë e tij në administrimin e skuadrës, ndërkohë që ka edhe një lidhje të fortë me stafin e tifozët.

Për këtë arsye, shumë shpejt Zidane do t’i ofrohet edhe kontrata e re, duke parë se fundi i sezonit mund t’i rezervojë triumfe të rëndësishme skuadrës “merengues” në kampionat e në Champions.

Për momentin, Reali i Madridit është në vendin e parë në klasifikimin e La Ligës, ndërsa në Champions, kjo skuadër ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Bayernit, 2-1 në Gjermani, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

/ Top Channel

Artikulli paraprakFormacioni më i dobët i javës në Premier League! Zhgënjyes për tifozët e Chelsea [FOTO]
Artikulli tjetërReali në telashe: 3 yje mungojnë ndaj Bayern