Nëse është për të ju besuar mediave spanjolle, Real Madrid është duke dizajnuar një ofertë konkrete për yllin e londinezëve të Chelsea, ofertë e cila do të zyrtarizohet në ditët e para të merkatos së verës së ardhshme, shkruan “Korneri.net”.

Hazard nuk është duke kaluar momentet më të mira me Chelsea këtë edicion, pasi kanë ngelur prapa me liderin Manchester City në Premier League, kurse në Champions League ka shumë pak gjasa që të triumfojë kur dihet rivaliteti i madh që është sivjet, kështu që ylli belg kërkon tjetër mjedis ku mundësia për të fituar trofe është më e madhe, kështu që Real Madrid do të ishte një mjedis perfekt për të ardhmën./Korneri.net.

Artikulli paraprakKaka ndodhet në “Casa Milan”! Tani është në takim me Fassone, por përse?
Artikulli tjetërYlli gjerman befason të gjithë, afër marrëveshjes me këtë skuadër!!!