Skuadra më e madhe, më e famshme dhe më e dashur në botë, Real Madrid po e përmbyll një vit kalendarik 2016, me shumë suksese, festa, dhe tituj, dhe çfarë është për ta kapur kokën dhe për të besuar fuqishëm se Reali është më i madhi, ka të bëjë me humbjet që janë regjistruar vetëm dy sosh, si asnjëherë më parë.

Ndërsa nga data 1 janar, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka fituar plot 3 tituj. Pra, më shumë tituj sesa humbje në një vit kalendarik. Diçka që shumë pak skuadra kanë arritur ta bëjnë.

Humbja e parë për Realin erdhi në 27 shkurt, në derbin ndaj Atletico Madrid (0-1). Humbje tjetër ishte në Champions League, në 4 prill, kur Reali u mposht nga skuadra gjermane Wolfsburg me rezultatin 2-0.

Ndërsa titujt e fituar janë këto: Champions League, Superkupa e Evropës dhe Botërori i Klubeve.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme për derbin Inter-Lazio
Artikulli tjetërSfidë e paparë Juventus – Milan për një futbollist nga Serie B