Real Madrid dhe Manchester United dueluan mes vete në Shkup, për Superkupën e Europës, ku spanjollët fituan një sfidë të çmendur me rezultatin 2-1.

Casemiro kaloi Realin në avantazh në minutën e 24-t, ndërsa Isco në pjesën e dytë me një super aksion dyfishoi shifrat për skuadrën e Zidane.

Manchesteri futet në lojë me golin e Lukakut, por që nuk mjaftoi.

Real Madridi fitoi Superkupën e Europës, duke treguar se është “Mbreti” i futbollit të kontinentit tonë.

Artikulli paraprakLemina zyrtarizohet te Southamptoni
Artikulli tjetërReali thyen tjetër rekord në Europë