Nuk ka mundur të ishte më ndryshe.
Real Madrid shënoi fitore në xhiron e parafundit ndaj Villareal me rezultat 3-1, që mjaftoi për titullin e 34-të, në histori të klubit, shkruan Korneri.net
Madrilienët që kishin katër pikë më shumë se Barcelona, i ka mjaftuar triumfi ndaj “nëndetëses së verdhë” për ta ngritur trofeun në fund, një trofe me dizajn të ri që i ipet për herë të parë kampionit të ri në la Liga.
Golat për Realin i shënoi sulmuesi francez Kari, Benzema, të dytin pas nje penalltie shumë të dyshimtë, por ajo që e bëri edhe më të diskutueshëm penalltinë, ishte hera e parë kur Sergio Ramos duke dashur të ghuante, e preku vetëm pak topin për Benzeman që shënoi gol, por më pas gjyqtari çuditërisht e ktheu penalltinë, për të gjuajtur vet Benzema që ishte i saktë.Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Vicente Iborra.
Nga ana tjetër Barcelona humbi në shtëpi nga Osasuna 1-2. /Korneri.net