Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz mund të shitet nga Chelsea me destinacion të ardhshëm kampionët në fuqi të Europës, Real Madridit.

Sipas raportimeve të fundit nga shtypi britanik “Daily Telegraph” dhe “Daily Mail” shkruan se është krisur marrëdhënia mes mbrojtësit brazilian dhe Antonio Contes.

Marrëdhënia mes Contes dhe Luiz është krisur pas reagimit antisportiv të këtij të fundit i cili u zëvendësua në përballjen kundër Romës në Champions.

30-vjeçari dyshohet se nuk do të aktivizohet sot në përballjen që Chelsea do të luajë kundër Swansea City, ndërsa rritet akoma edhe më shumë mundësia e një transferimi të mundshëm gjatë janarit.

Artikulli paraprakI fut gishtin në b…kundërshtarit, por e pëson keq… [VIDEO]
Artikulli tjetërPrishtina është Prishtinë