Një super lajm dhe super mundësi për adhuruesit e basketbollit, përkatësisht për gjeneratat e reja të Kosovës të cilët merren apo janë të interesuara të merren me lojën e bukur të basketbollit!

Edhe një herë KB Sigal Prishtina i then barrierat dhe i hap derën Basketbollit Kosovar dhe atij Shqiptar që të afirmohet në skenën ndërkombëtare, aty ku e ka vendin!

Klubi i Kampionëve KB Sigal Prishtina me STE/Robin Krasniqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të sjell për herë të parë një kamp ndërkomëtar të këtij profili – Kampin Basketbollistik me trajnerë të përzgjedhur dhe të trajnuar të Real Madridit Clinics Foundation.

Kampi i përbashkët do të organizohet për të gjitha grupmoshat e reja të cilat do të kenë mundësinë të mësojnë nga trajnerët e një prej skuadrave më me traditë e më të suksesshme në botën e sportit!

Kampi fillon me 30 Gusht dhe përfundon me 10 Shtator. Regjistrimi për kamp fillon që nga dita e Martë me 10 Gusht 2021. Informatat mbi procesin e regjistrimit do të shpalosen në konferencën e rradhës për shtyp. Numri i pjesëmarresve kete herë është i limituar.

Presidenti i klubit Burim Maraj dhe nën-kryetari Shkumbin Jakupi u shprehën mjaft të lumtur që arritën të realizojnë këtë bashkëpunim me gjigantët evropian, arritje e cila u bë e mundshme falë Kompanisë MIK Sports dhe STE/Robin Krasniqi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here