Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i pasur i futbollit në botë.

Përkundër shpenzimeve enorme që ka bërë klubi i pasur francez PSG, megjithatë nuk është ekipi më i shtrenjtë në botë.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Real Madrid është larg para skuadrave tjera me vlerën që kap shifrën prej 743.8 milionë euro., shkruan Korneri.net.

PSG renditet vetëm në vendin e tetë të këtij klasifikimi, me 521.1 milionë euro. Para francezëve renditet Barcelona (706,5), Chelsea (614,4), City (588,75), Bayern (581,4), United (567,75) dhe Juventus (538,6).
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Atlético Madrid (511) dhe Tottenham (505,25). /Korneri.net

Artikulli paraprakConte e largon sulmuesin Costa edhe nga lista e…
Artikulli tjetërF1, pas “KO” në shtëpi, Ferrari ka ende “karta” për të zbuluar