Ylli i “Los Blancos” Isco ëskyp shprehur i pakënaqur me ndarjet e drejtësisë, ka shpërthyer kundër gjyqtarit, Fernandez Borbalan, në derbi ku Real Madridi barazoi 0:0 me Atletico Madridin.

 Los Blancos disa herë kërkuan penalti pas disa prekjeve të topit me dorë në zonën e portierit nga ana e futbollistëve të Atleticos, por Fernandez Borbalan heshti.

 Kulmi që e shtyri Iscon të reagojë ishte pretendimi se ai ndali topin me dorë dhe duke qenë shumë i sigurt se nuk e bëri një gjë të tillë, ai iu drejtua gjyqtarit “je shumë i keq”, duke iu referuar gabimeve në referim.

 Kjo mund t’i kushtojë numrit 22 të Realit nëse gjyqtari ka shkruar për këtë shpërthim në raportin e ndeshjes.

Artikulli paraprak“BIG-ët” e Anglisë pas sulmuesit të Watford
Artikulli tjetërLajmrohet Ventura pas shkarkimit: Ja përse nuk u kualifikua italia në botëror