Gjiganti spanjoll, evropian dhe botëror Real Madrid, e ka një synim të qartë sa i përket përforcimeve në repartin e sulmit, pasi në krye të listës është ylli i Borussia Dorrmund, Pierre – Emerick Aubameyang, raportojnë mediat iberike.

Kampionët e botës pasi tashmë kanë marr dritën e gjelbër nga UEFA për transferime të lojtarëve verën që vjen, janë gati të veprojnë. Gjithmonë sipas mediave spanjole, në rast se dështon transferimi i Aubameyang, atëherë alternative është sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.

Ndërkohë, thuhet se Real Madridi është duke u përgatitur për ta shitur Isco-n dhe James Rodriguez.

Artikulli paraprakPartizani aranzhon miqësore me Fenerbahcen, ndoshta edhe me Galatasarayn
Artikulli tjetërTrajneri i njohur çek kritikon ashpër Tramezzanin: Eshtë i paaftë, te Shqipëria nuk mori përvojë…