Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery menjëherë ka folur për gjendjen shëndetësore të Neymar i cili u largua nga fusha me barelë dhe me lot në sy.

Pas ndeshjes ndaj Marseilles, Emery theksoi se duhet të priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të brazilianit, shkruan “The SUN”.

“Doktorët më kanë thënë për një përdredhje në kyçin e këmbës. Tani duhet të presim një ekzaminim mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Ne do të presim ekzaminimin, jemi optimistë.

Mungesa e tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Bernabeu, do të ishte humbje e madhe për PSG-në.

Artikulli paraprakNga atletika në futboll, Bolt e konfirmon: Kam firmosur me një klub
Artikulli tjetërTmerrohen tifozët e PSG-së, Neymar publikon FOTO pas dëmtimit. Ja si duket këmba e tij…