Mauricio Pochettino i është kundërpërgjigjur Xavi Hernandez, pas deklaratave të tij se ylli i Tottenham Hotspur, Dele Alli mund të transferohet te Man City. Tekniku i Spursave, ka deklaruat se intervista e Xavit nuk është asgjë tjetër përveç një thashethëm i cili për qëllim ka dekoncentrimin e skuadrës së tij në momentet kyqe të sezonit.

” Kjo është një deklaratë e thatë e Xavit, i cili ka kohë të flasë nga Doha. Ai është një ish lojtarë i Barcelonës dhe mund të konsiderohet armik i imi. Unë e di mirë, ai është duke u përpjekur të na dekoncentori në momentet kyqe të edicionit, kur skuadra jonë po lufton pë titull në Premier League”, deklaroi i mllefosur Pochettino.

Artikulli paraprakSkandal i ri në Angli, klubet dyshohen për mashtrim tatimor!
Artikulli tjetërMirabelli-Branchini takohen për të planifikuar shitjen e këtij “Rossoneri”