Sa here që dikush flet me një person anglez për futboll një ta leni të qartë se përgjigjja e tyre do jetë, “Futbollin e shpikëm ne”. Ndoshta kanë të drejtë se kanë shpikur një nga lojërat më të bukura në botë në verzionin që e bhohim sot sepse para anglezëve por me një system më ndryshe e kishin luajtur një fis i lashtë kinezë e më vonë edhe grek, por pavarësisht kësaj në dy dekadat e fundit anglezët nuk janë zotë në shtëpinë e tyre sa i përket trajnerëve. Me mbi një shekull histori, kampionati anglez ka shumë shenja triumfi të strategëve anglezë, por vitet e fundit ata po hasin vështirësi të shpallen kampionë.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, në 25 vitet e fundit nuk ka asnjë trajner anglez që të ketë shpallur skuadrën e tij kampione të Premier Ligës. I fundit ishte Howard Wilkinson, i cili në vitin 1992 shpalli Leeds United kampion të Anglisë. Për këtë mallkim, “fajet” bien mbi Alex Fergusonin, i cili me triumfet e tij në krye të “Djajve të Kuq” vendosi gati një diktaturë futbollistike mbi kampionatin anglez, aq sa kjo e fundit e emëroi “Sir” pas gjithë atyre sukseseve të panumërta.
Bashkëfajtorë me skocezin e Manchester United janë edhe disa italianë. Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte, në kampionatin e fundit me Chelsea, kanë rrëmbyer nga një trofe secili, pa harruar dhe mrekullinë e vitit të kaluar nga Claudio Ranieri, i cili shpalli kampion skuadrën e vogën e vogël dhe befasinë e quajtur Leicester City.
Jose Mourinho dhe francezi Arsene Wenger kanë rrëmbyer nga tri herë trofeun e kampionit të Anglisë. Një tjetër skocez është Kenny Dalglish, që me Blekboorn bëri një mrekulli të paparë deri atëherë. Ishte pikërisht ky i fundit që e nisi ciklit e mallkimit për trajnerët anglezë, të cilët kanë harruar të shpallen kampionë në vendin e tyre. /Korneri.net