Nuk vonoi shumë, për të ardhur edhe reagimi apo komunikata e KF Flamurtarit.
Sigurisht se askush në klub nuk ka dashur të ndodh ajo që ndodhi në fund të ndeshjes, dhe për këtë arsye e kanë ndier si obligim që në këtë mënyrë të kërkojnë ndjesë.

KOMUNIKATË E KF FLAMURTARI-PRISHTINË

KF Flamurtari nga Prishtina I kërkon falje opinionit sportëdashës në Kosovë ,e në vecanti KF Vëllaznimi nga Gjakova për ngjarjen e sotme në ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.Me këtë rast dua të njoftojmë opinonin se personat të cilët kan shkaktuar këtë ngjarje të shëmtuar futbollistike por edhe njerëzore nuk kan të bëjnë me klubin tonë.Ne si klub distancohemi nga veprimet e tilla të cilat e dëmtojnë jo vetëm klubin tonë por edhe futbollin në përgjithësi.Jemi të vendosur që në asnjë mënyrë kjo ngjarje të mos ndikoj në raportet në mes të klubit tonë dhe atij të Vëllaznimit të Gjakovës për të cilët shprehim keqardhjen tonë.

Para këtij takimi kemi bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme në mënyrë që kjo ndeshje të zhvillohet në frymën e fair –playt dhe në fakt sjellja e të gjithë protagonistëve në fushë ka qenë jashtëzakonisht korrekte nga të dyja palët.Me këtë rast kemi pësuar për shkak të disa individëve të caktuar që ishin të pranishëm në tribuna për të cilët dyshojmë se ishin kundër vet ekipit të Flamurtarit.Kërkojmë edhe nga organet e rendit që të marrin masat e duhura për shkaktarët e këtij incidenti.Krejt në fund shprehim edhe njëherë indinjatën e thellë për këtë ngjarje të shëmtuar dhe në të njëjtën kohë distancohemi nga cdo veprim I tillë.

KF Vëllaznimi nga Gjakova jo vetëm që I kërkojmë falje por kërkojmë që të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë dhe së bashku të luftojmë këto dukuri negative,ndërsa neve na mbetet që të organizohemi dhe të bëhemi edhe më të fuqishëm në mënyrë që e mira të mund të keqen.

Me respekt
Imer Ademi ,President I KF Flamurtari-Prishtinë

Artikulli paraprakKomunikata e KF Vëllaznimit pas incidentit që ndodhi
Artikulli tjetërNapoli – Inter: Shifra, fakte dhe statistika….