Robert Fernández, sekretar teknik i Barcelonës, dhe Albert Soler, kanë folur në konferencë për shtyp për situatën e merkatos gjatë kësaj vere për klubin spanjoll. Një ndër operacionet më të përfolura ka qenë Coutinho, i cili nuk u finalizua me sukses edhe pse Barcelona ofroi 160 milionë euro.
“Kemi folur me ta për disa javë, dhe kemi bërë ofertën tonë. Dje ata kanë fiksuar një çmim i cili shkonte në 200 milionë euro, dhe vendosëm që të mos ta blejmë futbollistin”, ka treguar Soler për mediat.