Mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku është shprehur mjaft i mllefosur pas takimit ndaj Vllaznisë së Pozheranit e cila u zhvillua në kushte të vështira për lojë, në një fushë e cila u mbulua nga balta, shkruan Korneri.net

Dajaku beson se kjo ndeshje nuk do të duhej të zhvillohej në këto kushte, madje ai pohon se zyrtarët e takimit thyen rregulloren pasi topi sot nuk kërceu në 70% të fushës siç e përcakton rregullorja.

Ai nuk ka dashur të komentojë asgjë në lidhje me rrjedhën e takimit, teksa intervistën e tij të dhënë për Korneri.net, e ka mbyllur me fjalën TURP!.

“Per ta thene shkurt eshte turp qe ka nje rregullore te shkruar qe thote se ne rast se topi nuk kercen ne 70% te fushes nuk duhet te zhvillohet loja dhe njerezit qe jane pergjegjes aty e thejn ate rreegullore. Nuk duhet te bej asnje koment tjeter per lojra ne fusha te tilla qe perveq qe na demtojne shendetin ne rrezikohemi te perfundojm me ndonje pasoje shendeti edhe pertej sportit, e turpshme se si mund te lejojme gjera te tilla tashme qe jemi anetar te uefas!”, ka thënë Dajaku.

Artikulli paraprakA luhet futboll në këto kushte?
Artikulli tjetërSipas Armend Kastratit, ky person e shpëtoi Drenicën nga humbja