Reagim

KF Drenica me kujdes ka analizuar deklaratat e ish-trajnerit të ekipit, Bekim Shotani, i cili në njërin prej emisioneve televizive ku ishte i ftuar, deklaroi disa gjera të pavërteta. Pa dashur të ofendojmë Bekim Shotanin, pa dashur që ta përulim atë dhe pa dashur që t’ia humbim meritat atij, sic benë aj me futbollistët tanë vendor, që ua humb të gjitha meritat dhe ia atribuon vetëm një futbollisti, ne nuk kemi pretendime të tilla, por reagojmë për shpifjet dhe të pavërtetat që behën për klubin tonë. Reagimi vjen për shkak të deklaratave të ish-trajnerit, Shotani, që kinse Drenica më parë nuk kishte grumbulluar një numër të tillë të pikëve për një stinor vjeshtor (28) sosh. Ia kujtojmë Bekim Shotanit që në vitin 2009/2010, në stinorin vjeshtor, Drenica nga 15 ndeshje të luajtura kishte arritur në kuotën e 28 pikëve dhe renditej në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, kurse për 17 ndeshje kishte arritur plotë 31 pikë, në atë kohë trajneri i skuadrës ishte Tahir Lushtaku, dhe loja e Drenicës pelqehej shumë dhe tifozët ishin të shumtë në stadium. Gjithashtu në vitin 2013 në stinorin vjeshtor Drenica kishte arritur që për 18 ndeshje të arkëtonte plot 28 pikë, në këtë kohë skuadra drejtohej nga trajneri Afrim Jashari, edhe në këtë periudhë loja e Drenicës ishte mjaft e mirë dhe mendojmë që këto janë fakte të bollshme për ta hedhur poshtë deklaratat e Bekim Shotanit. Kurse përvec kësaj, Bekim Shotani e kishte gjetur grupin e lojtarëve të gatshëm kur ka ardhur në Drenicë ku barrën kryesore e kanë pasur futbollistët vendor pa dashur që t’ia mohojmë futbollistëve të transferuar kontributin e tyre, mirëpo vetëm dëshirojmë të informojmë drejtë opinionin e gjerë. Gjithashtu Bekim Shotani nuk e ka krijuar lojën e Drenicës, por për lojën e Drenicës, kanë punuar shumë trajnerë në të kaluarën me vite të tëra dhe tashmë ai vetëm kishte aplikuar lojën e cila u ndërtua me vite të tëra. Andaj reagimi ynë nuk ka për qëllim linçimin ose përuljen ose mohimin e meritave ndaj askujt, por nuk mund të rrimë duarkryq ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave që u deklaruan nga ish-trajneri, Bekim Shotani. Drenica ka qenë gjithnjë skuadër që ka promovuar futboll të bukur edhe viteve të kaluara dhe për këtë kanë kontribut të madh shumë breza të futbollistëve dhe trajnerëve, andaj nuk mundet një individ t’i marrë meritat e brezave të tërë.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Artikulli paraprakHeynckes: Ky lojtar është dhuratë nga Zoti
Artikulli tjetërKjo është intervista nga e cila u prekën KF Drenica [VIDEO]