Tifogrupi i Prishtiës “Plisat”, kane reaguar ashpër te kryesia e klubit te tyre te zemrës, menjeherë pas ndshjes së humbur në Drenas nga Drita 0:1. Sipas tyre kryesia e klubit e ka humbur krenarinë, dhe është daahur që edhe tifozët të njoftohen më herët se ku do t’i luaj Prishtina ndeshjet kampionale.
REAGIM
Ju e ashtuquajtura kryesi e PRISHTINES jeni duke e humbur krenarine e qytetit,krenarine e klubit,krenarine e tere atyre viteve histori qe klubi futbollistik Prishtina e ka. Ne si PLISA,si tifozet besnik te klubit nga kryeqyteti,kerkojme nga ju qe ta merrni punen seriozisht deri sa nuk eshte bere shume vone.Ju keni vendosur vete pa u konsultuar me ne qe KF Prishtina ti zhvilloj ndeshjet e saj si vendas ne Drenas,ju eshte dashur qe te na pyesni neve se si po i organizojme keto udhetime tash e 1 vjet,eshte dashur te mendoni per qytetaret e Prishtines qe te jeni sa me afer tyre dhe jo sa me larg tyre,duke e pasur stadiumin e Flamurtarit ose 2 Korrikut ne kryeqytet.
Klubi nuk do te mbetet ne duart e atyre qe nuk e dojne dhe nuk dine te punojne,poashtu iu bejme thirrje edhe te gjithe lojtareve te Prishtines qe me kete paraqitje qe e kane bere sot kunder Drites nuk mund ti perfaqesojne ngjyrat e klubit me te madh shqiptar KF Prishtines,andaj mblidhni forcat te gjithe dhe punoni,sepse jeni duke e bartur fanellen e klubit e cila peshon shume. /Korneri.net