Werder dhe Milot Rashica i shpëtuan rënies direkt nga Bundesliga.

Bremen mposhti bindshëm Koln me rezultat 6-1, duke siguruar së paku ndeshjet e play-off, me skuadrën nga Bundesliga 2, kurse nga elita ka rënë skuadra e Valon Berishës, Dusseldorf, dhe Paderborn shkruan Korneri.net

Derisa Valoni nuk e luajti asjnë minut të vetëm për ekipin e tij, nga ana tjetër Miloti shënoi golin e dytë për Werder në triumfin tenistik. B.Gladbach siguroi vend në Champions League pas fitores 2-1 ndaj Hertha Berlin, kurse në ngjarjen kryesore evropiane do të shkojnë edhe Dortmund që humbi 0-4 nga Hoffenhei, dhe Lipzig që fitoi te Augsburg.

Në Europa League do të luajnë Bayer Leverkusen që fitoi minimalisht 1-0 ndaj Mainz dhe Hoffenheim, kurse kualifikimet do të luaj Wolfsburg që u mposht në shtëpi nga Bayern Munich 0-4. /Korneri.net

Artikulli paraprakRangnick do italian afër vetës, projektohet rikthimi i Ariedo Braidas
Artikulli tjetërPas apelit të dy klubeve franceze që mos të bien nga elita, ato morën përgjigjet