Nuk mund të bie në sy një futbollist karshi tërë skuadrës kur luan dobët.
Werder Bremen i ka gjasat shumë të vogla që të mbijetojë në këtë edicion në Bundesliga pasi forma e tyre është katastrofale, nuk kanë fituar me muaj të tërë dhe janë të parafundit në tabelë me 18 pikë, 5 më pak se Fortuna Dusseldorf, përcjell Korneri.net
Legjenda gjermane Mario Basler, e ka kritikuar jashtëzakonisht shumë Rashicën për performansën e këtij të fundit, duke thënë se Miloti nuk po mendon për klubin, por si do të luaj në një skuadër më të madhe në edicioni i arsdhshëm.
“Ndoshta ka nisur që tani Rashica të mendojë për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është vërtet shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth fryhet si kaposh, edhe nëse është një futbollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, ka thënë Mario Basler për “Sport1”.
Duhet shtuar se Miloti gjithmonë është lojtari më i mirë te Werder, mirëpo të tjerët janë në gjumë të thellë. /Korneri.net