Një gol i Marcus Rashford në minutën e 93-të i ndihmuar edhe nga devijim i pafat i Saiss i dha fitoren Manchester United që e mbylli vitin 2020 në mënyrën më të mirë.

Falë këtij suksesi minimal, Djajtë e Kuq u ngjitën në kuotën e 30 pikëve, 2 më pak se krysuesit e Liverpool. Në Old Trafford, United kishte më shumë inciativë teksa në pjesën e dytë Cavanit iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Gjithsesi falë finalizimit të Rashford skuadra e Solskjaer mori tre pikë të arta në garën për titull.

/Supersport.al

Artikulli paraprakKomuna e Obiliqit shpalli sportistët më të mirë të vitit 2020
Artikulli tjetërWhy You Ought To Be Careful Buying This Hot Thai Girls