Ekipet spanjolle janë ato që po kalojnë një situatë të mirë ekonomike dhe këtë e vërteton një raport i UEFA-s, ku në “Top 20” skuadrat me borxhin më të lartë neto në Europë janë vetëm dy ekipe.

Fjala është për Valencian, e cila zë vendin e katërt në renditje, me një borxh prej 285 milionë eurosh, dhe Atletico Madrid, në vendin e pesëmbëdhjetë, me 164 mln euro.

Në rastin e “colchoneros”, sipas raportit në fjalë, referuar “Top-20”, kemi të bëjmë me rritjen e dytë më të lartë në vitin e fundit, jo më pak se 124%, duke qenë përpara vetëm Dinamo Moska (130%).
UEFA
Çfarë bën më shumë përshtypje është vendi i parë që mbahet nga gjigandët anglez të Manchester United, me plot 536-të mln euro borxh neto. “Djajtë e Kuq” janë ndër tre “superklubet” (kështu janë quajtur nga UEFA), me borxhin më të lartë në continent. Të tjerët janë PSG, me 186 mln borxhe dhe Liverpool me 163 mln borxhe.

Prania e katër skuadrave të mëdha italiane në “Top 10”(Inter është i treti, Milani i gjashti, Juventus i nënti dhe Roma e dhjeta) është gjithashtu një shenjë e qartë e situatës me të cilën përballet futbolli italian në ditët e sotme.

Artikulli paraprakPushtoi zemrat e “djajve”, aksidentohet me makinë ylli i Manchester United
Artikulli tjetërRoni Gashi nga Liria te FC Zlin