Ish-trajneri i kampionëve të Premier League, Claudio Ranieri ka komentuar mbi eliminimin e klubit spanjoll të Barcelonës nga Liga e Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 3-0 përballë Juventus.
“Është fundi i një epoke. Tashmë nevojitet shumë punë për rindërtimin e një skuadre si më parë. Të gjithë ciklet përfundojnë, nuk është hera e parë në futboll. Përfundoi ai i Manchester United, Milan, Inter dhe Ajax, tani ishte momenti i Barcelonës,” u shpreh tekniku italian.