Dominik Szoboszlai në Milan.
Gjiganti ie ka shumë të qartë projektin më të r ii cili do të nis nga trajneri Ralf Rangnick, i cili po punon që në Milanello të sjell shumë futbollistë cilësor dhe të rinj mbi të gjitha, mirëpo në listën e tij me të vërtetë janë disa emra që pritet të shpërthejnë edhe më shumë në nivele të larta, përcjell Korneri.net
Szoboszlai! – Golat dhe asistimet në javët e fundit të tij e sidomos në ndeshjen kundër Rapid Vienne, disa ditë më parë, 19-vjeçari realizoi golin e shtatë në kampionat duke shtuar edhe dy asistime. Në total, 10 gola dhe 16 asistime vendimtare gjatë sezonit, Dominik një futbollist i plotë dhe i aftë të luaj edhe në një kampionat të rëndësishëm si Serie A, derisa Rangnick që e ka zbuluar dhe e ka marr afër vetës te skuadra austriake, e sheh idel të projektin e tij te Milan, por e ka vetëm një problem pavarësisht se lojtari ia premtuar besnikëri.

Sikur Arsenal, Hertha, Sevilla dhe Lazio nuk mjaftuan si konkurrentët direkt të Milanos për shërbimet e hungarezit, tashmë edhe PSG ka hyrë në lojë për të siguruar shërbimet e tij. Megjithatë, në rast se Milan i ofron 25 milonët e kërkuar nga skuadra Salzburg, atëherë karta më e fuqishme mbetet pikërisht Rangnick që do ta fitonte betejën më të gjitha skuadrat tjera edhe nëse këto të fundit e paguajnë këtë çmim. /Korneri.net