Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se lojtarët e Realit kanë nevojë për mbështetje, e jo për goditje kur nuk janë duke kaluar në formë të mirë.

Ramos, shënoi dy herë ndaj Malagas, për t’i dhënë fitoren “Mbretërve” mbrëmë, që ndërpreu serinë prej dy humbjeve radhazi.

Megjithatë, lojtarët u fishkëllyen nga fansat e tyre, dhe shumica shkonin në drejtim të Ramosit.

“Gjithmonë kam thënë se kurrë nuk mund të ndryshojmë Bernabeun. Kam kaluar shumë vite këtu dhe siç ka thënë edhe Marcelo pas ndeshjes në Kupë, të gjithë lojtarët e mëdhenj janë fishkëllyer këtu në një moment të karrierës së tyre, transmeton “koha.net”.

Kjo është një thirrje për ta bërë ekipin që të përgjigjet. Por, janë këto momente të vështira që kemi nevojë që ata të jenë prapa nesh, jo të na godasin kur jemi poshtë. E dimë si janë fansat tona, dhe e duam mënyrën e tyre. Por, synimet mund të çojmë përpara të bashkuar”, është shprehur Ramos, raporton Goal.

Artikulli paraprakTaulant Xhaka “vendos” për Premier League
Artikulli tjetërSenzacioni i radhës në Australian Open, eliminohet edhe Murray