Ramos nuk shqetësohet për polemikat e zakonshme që shoqërojnë fitoret e Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Edhe këtë radhë, madrilenët kaluan në finale jo pa polemika si pasojë e vendimeve të gjyqtarit Çunejt Çakir. Por për kapitenin e madrilenëve, gjithçka ka qenë e merituar në fushën e lojës.
“Real Madridi e meriton të jetë në Kiev. ADN-ja e klubit të detyron të luftosh deri në fund. Tani t’i gëzohemi dhe të mundoheni të fitojmë finalen përballë një rivali të komplikuar. Njerëzit le të vazhdojnë të flasin, ne flasim më fushë, aty ku na pëlqen më shumë.
Jam krenar për këtë ekip, e kam thënë gjithmonë, është shpërblimi ndaj shumë sakrificash. Duhet të besojmë, ishim të bindur se mund t’ia dilnim dhe ia arritëm. Mendoj se Bajerni ishte një super-ekip dhe e kanë treguar prej shumë vitesh, ishte një sfidë shumë e vështirë”, tha Ramos pas ndeshjes.