Bisedimet mes Sergio Ramosit dhe Real Madridit për rinovimin e kontratës janë në pikën e vdekjes. Vazhdimësia e mbrojtësit legjendar në klubin “merengues” është gjithnjë e më pak e sigurt. Thashethemet për të ardhem e 34-vjeçarit nuk kanë munguar, sidomos javët e fundit, megjithatë nga Anglia sigurojnë se ai e ka ndarë mendjen se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Mirror”, Ramos, të cilit i përfundon kontrata në qershor, preferon të luajë në “Old Trafford” për “Djajtë e Kuq, megjithëse interes serioz për të kanë shfaqur edhe Liverpooli me Manchester United.

Zbulohet se vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i kapitenit të Spanjës, René Ramos, e ka thënë qartë se Sergio dëshiron të luajë tek United.

Përveç të mëdhenjve të Premier League-s, PSG dhe Everton i ish-trajnerit të tij, Carlo Ancelotti, synojnë të kenë shërbimet e Ramosin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here