Lëndimi gjatë ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Spanjë, i ka kushtuar shumë qendërmbrojtësit Sergio Ramos apo më saktë Real Madridit.

Sipas raporteve të para të ishin dhënë nga mjekët e e përfaqësueses e më vonë edhe të klubit mbretëror, lëndimi i Ramos konsiderohej jo shumë serioz edhe pse pauza e tij është dhënë për 4-5 javë, mirëpo frika është më e madhe.

Në fakt, ligamenti kolateral i këmbës së majtë ka një këputje të vogël e cila mund t’i deryrojë mjekët që ta operojnë lojtarin ose ta mbajnë për më shumë kohë jashtë lojës, andaj shqetësimet e trajnerit Zinedine Zidane janë evidente pasi po humbë lojtarin kryesor në mbrojtje.

 

 

 

Artikulli paraprak“Gazzetta dello Sport”: Strakosha është më i mirë se Berisha
Artikulli tjetërAlcantara nuk e harron Lenjanin, ja çfarë i tha