Real Madrid nuk arriti të marr më shumë se një barazim 0-0, ndaj Athletic Bilbao, duke mos arritur ti afrohet liderit Barcelonës që poashtu barazoi gjatë ditës ndaj Celta Vigos.

Për t’u veçuar në këtë takim ishte ndëshkimi me karton të kuq i Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Një ndëshkim që e fut Ramos-in në histori, pasi për të, ky ishte kartoni i 19-të që merr në kampionat, si askush tjetër, për më tepër të gjithë me fanellën e Realit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here