Gjatë ditës së sotme ka rënë borë në Madrid, gjë që është shumë e habitshme për Spanjën, dhe kjo e bëri shumë të lumtur kapitenin e Realit, Sergio Ramos.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar shkoi në stërvitje pa bluzë dhe kështu tregoi se i ftohti nuk e shqetëson. Ai regjistroi gjithçka dhe e tregoi atë në rrjetet sociale me një përshkrim:

“Më pëlqen shumë vera”.

Ramos është shumë më i shqetësuar nga situata me kontratën e re sepse kontrata e tij ekzistuese skadon në verë, dhe tani për tani nuk ka asnjë marrëveshje me Realin. Afati i transferimeve dimërore ka filluar dhe Ramos mund të rregullojë një transferim në një klub të ri. /Korneri.net

Artikulli paraprakCIES përditëson listën e më të shtrenjtëve, Messi e Ronaldo jashtë 10-shes
Artikulli tjetërUncovering Effortless scribendi expertpaperwriter Systems