Mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, nuk e harron asnjëherë kolegun e vet të Barcelonës, Gerard Pique, madje as, tani, kur duhet ta ketë mendjen te finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, ku ekipi i tij do të luajë me Juventusin, këtë të shtunë, në Cardiff. Duket qartë se Ramosi synon që t’i kujtojë Piques se është Reali i Madridit që do të luajë në finalen e madhe dhe jo Barcelona.

“Në Cardiff, kam ftuar dhe do të vijnë rreth 20 veta që unë i kam të afërt, që të na mbështesin mua dhe ekipin tonë që ne edhe një herë tjetër ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Kam ftuar edhe Gerard Piquen, por, deri tani, ai nuk më është përgjigjigjur”, është thumbimi i fundit që Ramosi lëshon në adresë të kolegut të vet të Barcelonës.

Artikulli paraprakKeita, Biglia, Belotti, Morata… AC Milan a din të ndalësh!?
Artikulli tjetërKhedira: Kritikat te Real Madrid u bën të mërzitshme, prandaj…..