Gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale Real Madrid-At.Madrid në Ligën e Kampionëve, Sergio Ramos bëri një gjest aspak sportiv pas së cilës është pritur që edhe të dënohet nga UEFA, shkruan Korneri.net.
Qendërmbrojtësi spanjoll gjatë një harkimi nga këndi për mbretërit, qëllimisht e ke qëlluar me bërryl francesin Lucas Hernández, moment i cili nuk u vërejtë nga gjyqtari kryesor.
Por, edhe pas provave televizive UEFA, nuk mori vendim që ta dënoj atë, andaj Ramos shpëtoi dhe do të jetë në lojë edhe në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon dhe në finalen e Cardiffit. /Korneri.net

Artikulli paraprakSimeone dhe Morata patën një bisedë shumë interesante?
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Celta Vigo-Man.United