Real Madridi e fitoi edhe një trofe të Ligës së Kampionëve, të 13-in, në histori të klubit.
Fitorja 3:1 ndaj Liverpool ishte kurorzim i lojës së shkëlqyeshme të mbretërve të cilët kështu bëhen të parët në historinë e kësaj gare që e fitojnë trofeun tri herë rresht, rekord i cili vështirë se do të thyhet për katër pesë dekadat e ardhshme, shkruan Korneri.net
Njëri prej protagonistëve të kësaj fitore edhe pse nuk shënoi gol, ishte mbrojtësi Sergio Ramos, i cili pa dashje e largoi nga loja rrezikun më të madh Muhamed Salah që në minutën e 27. kur egjiptiani pësoi lëndim në krahun e majtë pas së cilës u desht të largohej urgjentisht nga loja.
Ishte moment ii parë trishtues në ndeshje për Liverpoolin dhe tifozët e vet, sepse më vonë ishte portieri Karius ai që shkatërroi ëndrrat e miliona tifozëve të “reds” me gabimet fatale.
Gjithsesi, po i kthehemi protagonistëve të parë të kësaj përballje.
Në një duel për top, Ramos e kishte zëne Salahun për dore dhe që të dy ranë në tokë, pas së cilës Salah kërkoi ndihmën e mjekut. Ai e zuri keq dorën dhe krahun, edhe pse në fillim nuk u mendua se është serioze, mirëpo dy minuta më vonë Salah me dhimbje dhe lotë në sy e lëshoi fushën dhe lojës për tu zëvendësuar.
Po flitet shumë se Salah rrezikon edhe pjesmarrjen në botëror.
Pas ndeshjes spanjolli i ka dërguar një porosi egjiptianit.
“Nganjëherë futbolli i tregon pjesën e mirë, e nganjëherë të keqën. Para së gjithave,ne jemi profesionistë. Të dëshiroj shërim të shpejtë Muhamed Salah”, ka shkruar Ramos./Korneri.net