Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur për ekipin Shpresa të Shqipërisë kundër Irlandës së Veriut. Mesfushori i talentuar është thirrur edhe nga trajneri Panuçi në kombëtaren e madhe për ndeshjen miqësore kundër Turqisë.

Pas barazimit 1-1 kundër Irlandës së Veriut, Ramadani foli për Supersport, duke u shprehur: “U gëzova shumë për golin, sepse kam rreth 1 vit që nuk shënoj, por më vjen keq që ai gol nuk na dha 3 pikëshin.

Kam punuar shumë dhe do të vijoj të punoj, për të arritur sa më larg të mundem. Më vjen mirë që puna ime u shpërblye me ftesën e Panuçit dhe do mundohem ta justifikoj.

Unë jam ushtar dhe luaj ku të vendosë Bushi me Panuçin. Nëse më thërrasin te kombëtarja e parë, jam gati, por në të kundërt vij me kënaqësi edhe te Shpresat”.

Artikulli paraprakRamadani gol ëndrrash, por Irlanda prish festën e Shpresave në fund
Artikulli tjetërMourinho dhe Ibrahimovic shikojnë ndeshjen