Ylber Ramadani është prurja më e re e Christian Panuccit për ndeshjen miqësore të kombëtares sonë ndaj Turqisë. Në një lidhje telefonike për “Zona Gol” ish-mesfushori i Partizanit ka rrëfyer emocionet e ftesës si dhe ka komentuar dhe gjendjen aktuale të Partizanit.

“Isha në stërvitja dhe erdha në shtëpi. Më dërguan biletën për U 21 dhe më thanë se me datë 11 do të bashkohesha në Antalia me kombëtaren. Ishte një ndjesi e veçantë që do t’i bashkohem ekipit. Me 14 kam një ndeshje të rëndësishme, por i kam thënë trajnerit ku luaj aktualisht se dua të shkoj të luaj me kombëtaren. Kam rënë dakord që të luajë me Turqinë. Unë do të ndihesha mirë që të luaja para mbrojtjes.

U largova te Velje te Partizani për 200 mijë euro. Futbolli danez është një hap më lart se në Shqipëri. Këtu nuk dinë të mbrohen, por ritmi është më i lart se në Shqipëri.

Partizani niset gjithmonë për titull. Iuliano nuk e ka njohur mirë ekipin, por me Starovën do të arrijnë që të rikthehen. Vendosja ka qenë e gabuar, trajneri e kishte nënvlerësuar kampionatin shqiptar, i cili është në ulje. Partizani nuk ka presion nga presidenti, dhe besoj se do të rikthehet pasi është një klub me traditë”, ka thënë Ramadani për “Zona Gol”.

Artikulli paraprakSot filloi shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izreal
Artikulli tjetërKosova i shpëton më të keqes