Pasi nuk ia bashkangjit pjesës tjetër të skuadrës në darkën e organizuar pas fitores ndaj Osasunas, mediat spanjolle nisën të shkruajnë për  kroatin Ivan Rakitic.

Edhe pse ende mesfushori nuk është larguar plotësisht nga skuadra e parë, është evidente që është gjithnjë e më pak në lojë apo aktiv sa ishte më parë.

Më herët e përditshmja spanjolle “Marca”, kishte shkruar sesi Rakitic gjithnjë e më shumë po e humbë besimin e Luis Enrique, kështu që nuk do të ishte aspak befasi që ait ë largohet nga Katalunia që në qershor, derisa për shërbimet e tij janë të interesuara dy skuadrat nga Manchesteri.

Eduardo Inda, gazetari i njohur spanjoll beson se arsyeja që kroati po e humbë besimin e trajnerit do të mund të ishte deklarata e tij për Pep Guardiolan.

“Kam zgjedh numrin 4 për shkak të tij. Ai është idhulli dhe njëri ndër trajnerët më të mirë në botë. Do të ishte nder për mua që të luajë për të, por pasi këtë nuk e arrijë tani një gjë të tillë, shpresoj që një ditë do të mund të pimë kafe së bashku”, kishte thënë Rakitic paka para se Barcelona të luante ndeshjen e dytë kundër Man City në Ligën e Kampionëve, prandaj Inda beson se këto fjalë i kanë bërë nervoz shumë në klubin katalunas të cilët nuk kanë dëshirë të dëgjojnë diçka të tillë për një ish-trajner i cili disa herë ka tentuar ta sjell lojtarë te Man City pikërisht nga Camo Nou.

 

 

Artikulli paraprakHistoria e dashurisë së çuditshme të Buffon për një ekip gjerman
Artikulli tjetërGjyqtari i futbollit kosovar që nuk ia ka ‘frikën’ askujt (Foto)