Para afro tri javësh kemi shkruar gjërë e gjatë për ardhmërinë e Ivan Rakitic te Barcelona, si futbollist i cili shumë lehtë mund të largohet nga klubi katalunas vetëm për shkak të fjalëve miradie që i ka dhënë për ish-trajnerin e Barcelonës Pep Guardiola, diçka që u ka penguar zyrtarëve të klubit e sidomos trajnerit aktual Luis Enrique.
Flitej shumë se kroati do të kaloj sigurtë te Manchester City pasi dëshiron të stërvitet nga Guardiola, pastaj po përmendet emri i Manchester United, por asgjë më oak edhe i kampionit italian Juventus. Lënia jashtë skuadrës edhe për ndeshjen kudnër Villarreal janë sinjalet e para të lamtumirës së tij nga Barcelona, ndërsa mediat britanike shkruajnë gati çdo tri-katër orë për të.
Dhe, si dhe kujtë t’i besojmë pasi në Spanjë (Kataluni), as që e qajnë kokën me këto shkrime e më së paku me këto gjëra po merret Enrique. Ai në konferencën për shtp pas barazimit me Villarreal tha se ai vendos se kush duhet të luajë, kurse mediat britanike, kroate apo spanjolle mund të shkruajnë çfarë të dojnë, dhe shumë pak i interesojnë gjërat e tilla pasi Rakitic nuk largohet.
Kështu ka thënë edhe nënkryetari i Barcelonës, Jordi Mestre i cili ka hedh poshtë çdo mundësi që Rakitic të largohet nga Barcelona.
Por, a mund t’iu besojmë mediave apo fjalëve të zyrtarëve të klubit. Dëshira e futbollistit është të mbetet te Barcelona, por assesi të jetë zgjidhja e tretë, andaj Rakitic kërkon minutazhë më të madhe ose të largohet sigurtë.