Mungon vetëm zyrtarizmi, por gjithçka ka përfunduar dhe quhet si çështke e mbyllur. Mesfushori kroat Ivan Rakitic, shumë shpejt do të nënshkruaj kontratë të re me Barcelonë e gjatë deri në vitin 2021.
Edhe pse muaj më parë flitej për në largim të tij nga Camp Nou shkaku i probleme që kishte me trajnerin Luis Enrique, tashmë gjërat janë qetësuar dhe brenda pak ditëve Rakitic do të ulet në tavolinë për ta vënë gishtin në letër.