Henrikh Mkhitaryan ishte një blerje e bujshme e teknikut Jose Mourinho te Manchester United, por problemi i tij është vazhdimësia. Ai e ka nisur si titullar vetëm një herë me fanellën e kuqe dhe dështoi. Ishte pikërisht derbi i Manchester-it, ku “Djajtë e kuq” u mposhtën 2-1. Armeni ishte kërkuar edhe nga Arsenal në verë, klub të cilin agjenti i tij. Mino Raiola, së fundmi e injoroi. Në një intervistë për “Daily Mail“-in, ai zbuloi interesin e një klubi anglez, por duke lënë të kuptohet se nuk ofroi mjaftueshëm. “Mkhitaryan i ndërlikuar. Ne pothuajse arritëm akordin me një klub të Premier League-s, por Dortmund nuk e linte të largohej. Pastaj United bëri presion dhe ia doli”, – tha ai.

Duke komentuar faktin që Arsenal ishte i interesuar për shërbimet e klientit të tij, Raiola paraqiti dyshimet e tij nëse Arsene Wenger ka guxim për të ndërhyrë fuqishëm në merkato. “Nuk është çështja thjesht të shpenzosh para. Ka të bëjë me përgjegjësinë dhe të thuash: ‘Po, ky është njeriu im’. Tek Arsenali i kanë paratë, por a kanë b… ata? E respektoj trajnerin Arsene Wenger. Ai ka një filozofi që thotë se paga nuk ka matet me atë që bën, por dakord. E di se ai e pëlqen Pogba-në, por çmimi që vendosi Juventusi për të nuk i përshtatej filozofisë së tij”, – përfundoi Raiola.

Artikulli paraprakTopshënuesit e Vala Superligës
Artikulli tjetërVjen lajmi më tronditës për Michael Schumacher