Mino Raiola ka biseduar për sulmuesin boshnjak Zlatan Ibrahimovic, i cili është lojtar i lirë dhe mund të kaloi kudo me parametër zero nga Manchester United.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, i shumë urryeri tek tifozët e Milanos, ka deklaruar se Ibrahimovic nuk kërkohet nga Milan, por në rast se do të ishte Galliani aty, Ibra sigurtë do të kishte vesh sërish fanellën kuq e zi, shkruan Korneri.net.
“Nuk jam në luftë me Milanon, por dua të them se po të ishte Galliani aty ku ishte më herët, sigurtë klienti im do të kthehej te Milano. Te Napoli nuk do të shkoj sigurtë, dhe tash jemi në bisedime me klube në SH.B.A-së”, tha Raiola. /Korneri.net