Mino Raiola dhe Zalatan Ibrahimovic, janë një dyshe e pandashme. Agjenti i sulmuesit të njohur se fundmi ka habitur me deklaratën e tij, teksa është shprehur se sulmuesi suedez do të luajë edhe për disa vite të tjera.

“Ai do të luajë akoma për 5 ose 6 vite. Nuk do ta lë të heqë dorë kaq shpejt, kam punuar me të për shumë vjet tani është radha e tij të punojë për mua. Fëmijët e mi janë rritur dhe kanë nevojë për para. Kemi rëndë dakord që për 5 vitet e ardhshme të punojë vetëm për mua.

Do të jetë gjithmonë në jetën time, si futbollist, sipërmarrës, drejtues sportiv ose trajner, nuk ka rëndësi. Shpresoj që një ditë të bëhet trajner, sepse jam kurioz të shoh futbollistët tek i thonë Zlatanit që nuk e kuptojnë se për çfarë po flet. Do të doja të kisha një telekamera të fshehtë për të parë reagimin e tij kur ndonjë lojtar t’i thotë se është më i mirë se ai”, ka thënë Raiola.

Artikulli paraprakBorussias nuk i mjafton shpejtësia e Aubameyang, fton në provë edhe Usain Bolt
Artikulli tjetërShqiptarët “pushtojnë” Italinë në formacionin më të mirë të kampionatit të të rinjve