Për ndeshjen kampionale kundër Betisit, trajneri Luis Enrique, nuk ka ftuar te Barcelona të lënduarit Rafinha, Iniesta dhe Busquets. Të tre këta futbollistë janë shumë afër të riaftësohen plotësisht, dhe për këtë arsye Enrique nuk i ka ftuar së paku edhe për këtë duel edhe pse ka deklaruar se lojtarët mund të luajnë pa asnjë problem.

Ndeshjet e radhës Barcelona i ka pak më të vështira, andaj pret që këta futbollistë të luajnë që nga xhiroja e ardhshme e sidomos të jetë të gatshëm 100% për Atl.Madrid në ndeshjet gjysmëfinale të Copa del Rey.

 

 

Artikulli paraprakSaponara te Fiorentina, gëzohet edhe Milan
Artikulli tjetërVarane i gatshëm, po riaftësohen Marcelo dhe James