Fjalët politike jo korrekte i kushtuan drejtorit sportiv të West Ham, Tony Henry.

Këto deklarata kishin të bënin me kundërshtimin e tij ndaj blerjes së lojtarëve afrikanë. Henry kishte lëshuar një deklaratë për Daily Mail, duke shprehur gatishmërinë e tij për të kufizuar numrin e tyre për shkak të “sjelljes së keqe” të tyre dhe rrezikut që ata të ngjallnin kaos brenda dhomave të zhveshjes, përcjell Korneri.net.

Një qëndrim i tij është konsideruar i papranueshëm nga menaxhmenti i lartë, që e konsideruan atë si shumë diskriminues duke e pezulluar atë përkohësisht nga puna, derisa të përfundojnë të hetimit e plotë të brendshëm.

West Ham përfshin disa lojtarë me origjinë afrikane, si ish anëtarin e Torinos, Angelo Ogbonna (Nigeri) mbrojtësin Masuaku kongolez, pastaj Kouyaté (Senegal), ish anëtarin e Sampdorias Obiang (Guinea Ekuatoriale) apo Joao Mario, portugezin me origjinë nga Angola. /Korneri.net

Artikulli paraprakFC Vushtrria fërkon duart dhe falënderon Rashicën
Artikulli tjetërSot miqësorja e dytë ndaj Shakhtar U21