Nuk luhet fare ndeshja kualifikuese Serbi-Kosovë në hendboll.

Përballja e U20 të Serbisë dhe Kosovës e paraparë të luhet të premten (sot), nuk është zhvilluar fare pasi këtë e ndaloi edhe Qeveria e Serbisë, përcjell Korneri.net

Edhe pse ishte afër të luhej ndeshja e parë zyrtare në mes dy shteteve, ashtu siç pritej ajo nuk u luajtë fare për shkak se askush në Serbi nuk deshtën që kjo lojë të luhët shkaku se nuk e prabojnë shteton e Kosovës si dhe simbolet e shtetit të Kosovës.

Ka pasur shumë protesta të huliganëve serbë, mirëpo siguria e vashave tona është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe askush nuk ka mundur as të afrohet, tregon sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci.
Sipas rregullorës së EHF-së, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtarë 0:10, pasi hendbollistet serbe nuk dolën fare në parket.

Politika e brishtë serbe vazhdon, dhe sërish hyri në mesin e sporteve, dhe kjo tek e fundit u shkon për dëmë vetëm Serbisë, sepse pritet edhe eliminimi i shtetit serbë nga garat. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here