Ditët e fundit të merkatos, Milani pritet të bëjë goditjen më të bujshme pasi drejtuesit kuqezinj nuk kanë hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas Sport Italia, “Rossonerët” duan që në “San Siro” të transferojnë sulmuesin nga Gaboni i cili shihet si e vetmja mundësi për të rikthyer Milanin e madh drejt sukseseve të njëpasnjëshme.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Milani vijon negociatat me Dortmundin ku i vetmi ngërç është vlera e kartonit të sulmuesit.
Drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli preferon Aubameyangun para Diego Costas, Andrea Belottit apo Nikola Kalinicit.