E humbi ndeshjen në pjesën e dytë nga Drita favorite.

Disfata në Gjilan ishte e fitur qysh në fillim për faktin se Ferizaj udhëtoi me junior shkaku se titullarët munguan për faktin se ishin të ndëshkuar me kartonë, por sipas trajnerit Burim Qerkini, ndeshja e ardhshme do të jetë më ndryshe, shkruan Korneri.net

“Ne luajtëm sot me juniorë pasi shtatë lojtarë  titullarë të ekipit bazë munguan shkaku i kartonëve. Për pjesën e parë ja mjaftë i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve, ndërsa në të dytën bëmë dy gabime që na kushtuan me humbje”, deklaroi për Supersport Kosova trajneri i ferizajasve që foli edhe për duelin ndaj Ballkanit.

“Mendoj që me khtimin e lojtarëve standard në ekip, me një angazhim maksimal besoj që mund t’ia arrijmë. Siç e dimë Ballkani është një ekip i fortë dhe lufton për titull të kampionit, por besoj që mund të bëjmë diçka”, tha në fund Qerkini./Korneri.net

Artikulli paraprakNuhiu paralajmëron lojtarët për ndeshjen e ardhshme
Artikulli tjetërCute Attire, Tops, Sneakers, Jewelry & Clothing For Women